U bënë gati dy vite që Kosova po rrezaton tym e flakë nga përleshjet në mes forcave politike në vend, për të vendosur ose refuzuar asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Kur i dëgjon palët nëpër ballafaqime e besa jo rrallë edhe në përleshje me njëri tjetrin, të krijohet përshtypja se gjithsecili ka të drejtë.
Por po të analizohet çështja me kujdes duket qartë se secila palë është e zhytur skajshmërisht në demagogji dhe po synon nën maskën e prizmës së patriotizmit ta mashtrojë, shantazhojë dhe përvetësojë opinionin publik për ti fituar zgjedhjet e radhës.
Së pari loja gjoja për ta definuar kufirin me Malin e Zi mbështetur në këtë apo atë hartë gjeografike, përkatësisht në këtë apo atë dokument është më tepër se një lojë e ndyrë sepse të gjitha hartat shtetërore dhe dokumentet tjera zyrtare, me të cilat forcat politike po betohen se ku është kufiri, janë të Serbisë dhe Malit të Zi. Për fat të keq kufirin asnjëherë shqiptarët e Kosovës nuk e kanë patur nën kontrollin e tyre dhe as që janë pyetur ndonjëherë se deri ku është tokë e tyre. Prandaj janë tepër bajate deklaratat si ajo e Pal Lekajt se kufirin më mirë se qeveria dhe delegatët e pozitës, e dinë (Lopët e Deçanit dhe Pejës) sepse atje ku ato kanë pirë ujë d.m.th në Qakorr është kufiri. E kur fjala dhe mendimi qoftë edhe i gabuar është pa asnjë përgjegjësi, pse ndonjë tjetër të mos thotë se edhe Cetina është e jona sepse atje kanë mrizuar arinjtë dhe ngaqë kanë këtë emër ato janë shqiptare prandaj argumente të tilla dhe broçkulla të ngjashme të parlamentarëve shqiptarë kosovarë dëshmon për nivelin intelektual dhe përgjegjësinë institucionale të zyrtarëve politike.
Derisa qeveria në njërën anë ngriti një komision nga akademia e shkencave të Kosovës për ta matë territorin e vendit, opozita formoi një komision tjetër intelektualësh për ta shmang gjegjësisht kundërshtuar vijën e kufirit Dihet historikisht që para dyndjeve të sllavëve I tërë gadishulli ballkanik deri në Ilirska Bistric ishte i yni por ja që dyndjet e popujve barbarë dhe pastaj të sllavëve ndikuan që hapësirat shqiptare të tkurreshin në mënyrë ekstreme dhe për çështjen që po diskutojmë qytetari I shkretë ka rënë në hall se kujt ti besojë sepse shqiptarët janë mësuar me elita intelektualësh që jo rrallë mashtrojnë e besa edhe marrin pozicione antipopullore si shembull për këtë po e vejmë në spikamë vitin 1988 kur në Kosovë u mbajtën debate për ndërrimet kushtetuese. Masat e gjëra popullore i thanë jo suprimimit të autonomisë së Kosovës dhe ishin të gatshëm për çdo sakrificë, por në çastet e fundit, intelektualët, ekspert të jurisprudencës thanë para qytetarëve se nuk humbim asgjë me ndërrimet kushtetuese që i kishte propozua dhe detyrua Serbia. Me 23 Mars 1989 fillimisht gratë, rinia dhe masat e gjëra popullore u përleshën me njësitë speciale të Serbisë kurse jo pak intelektual e strukën kokën nën sqetullat e Rrahman Morinës dhe Milosheviçit.
Kur sot dëgjon njeriu zërin pompoz dhe me tone të shfrenuara të patriotizmit të Dr. Riza Smaka të krijon përshtypjen si për ata burrat e rrethinës së Ferizajt të cilët në vitin 1980 me një fije kashte e matnin kanalin e Suezit se sa i takonte Palestinës e sa Izraelit e edhe Riza Smaka ka marrë një pozicion dhe me kutin opozitar po e matë kufirin me Malin e Zi. Për hir të së vërtetës do i themi ati njeriu se nëse ai ka harruar neve që na këshillonte bashkë me Llaziq Strehinjën nga Serbia në vjeshtën e vitin 1988 në shkollën e mesme Zenel Hajdini në Ferizaj, se duhet dhënë pëlqimin ndryshimeve kushtetuese në favor të Serbisë sepse ne me këtë rast nuk humbim asgjë prandaj ne që ua dimë burrërinë këtyre lakenjve pavarësisht nga titujt që i bartin, e kemi tërësisht të qartë se ata po të ballafaqohen me egërsinë e palës kundërshtare, kufirin e Kosovës do ta tkurrin deri në Prishtinë.
A mund të konsiderohet ndryshe përpos si servilizëm sjellja e disa deputetëve të parlamentit të Kosovës siç bie fjala Donika Kada Bujupi e ndonjë tjetër të cilët në rrethanat kur ekzekutohet himni i Kosovës,ata nuk lëvizin nga vendi.
Sikur kanë harruar të sipër përmendurit se pikërisht ata ishin nënshkrues e bile edhe rrahagjoks të pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2008 e cila prodhoi këtë himn dhe këtë flamur, e besa pas nënshkrimit të deklaratës së pavarësisë i morën edhe nga 500 euro shpërblim, e sot na hidhen si baballarë kombi që dashkan tërë Ballkanin ta bëjnë Shqipëri. Qytetari që mendon racionalisht i kupton çartë dhe drejt hilet e këtyre faqezinjve nga secili krah politik qofshin ata. Në trungun shqiptarë për një pyetje nuk ka përgjigje të çartë: Pse ndodh që nga secila anë të sulmohet substance kombëtare. Në njërën anë del një doktor jurisprudence si Ismet Salihu i cili nëpër debate televizive edhe pse se morri mundimin që profesionalisht ta mbrojë autonominë e Kosovës e cila po rrëshqiste nën sqetullat e Serbisë, ati i paska ngelur meraku se pse në kohën kur pedagogët universitarë nga Tirana mbanin ligjërata në universitetin e Prishtinës paskan kërkuar ndihmë prej kosovarëve për ta përmbysur pushtetin popullor të Enverit në Tiranë dhe për ta vendosur atje “demokracinë” të kryegjelatit Tito, dhe ky doktor “I famshëm” sikur e ndien veten fajtor që një ndihmë të tillë ska mundur të ua ofroj njerëzve me frymë titiste që vinin nga Shqipëria në Kosovë . Gjithashtu edhe disa albanologë dhe analistë politikë, llum i demokracisë po i bëjnë luftë të pa reshtur për ta përmbysu standardin gjuhësor sepse gjoja shqiptarët dhe Shqipja nuk janë rreziku nga asimilimi, gjenocidi dhe dhuna e shfrenuar nga pushtuesit por nga gjuha e unisuar e dalë si rezultat i kongresit drejtshkrimor 1972. Këta far llaskuca të politikave ditore si Rrahman Paqarizi Halil Matoshi Migjen Kelmendi Nexhmedin Spahiu e të tjerë pasi që vetë nuk mund ta zotërojnë si duhet standardin gjuhësorë, duan që atë të ua suprimojnë të gjithë shqiptarëve.
Remzi Hasani