28,11,2024

Çka është e rëndësishme për ju kur bëni zgjedhjen e një laptopi?

Must Read

Çka është më e rëndësishme kur bleni një laptop? Për dikë është i rëndësishëm hardueri, madhësia e ekranit, ndërsa për shumë të tjerë kohëzgjatja e baterisë.

Organizata britanike për mbrojtjen e konsumatorit Which? ka kryer një studim në lidhje me jetën e baterisë për laptopë të kompanive të njohura për të kontrolluar se sa është jeta mesatare e baterisë në krahasim me pretendimet e prodhuesit.

Gjatë një viti kanë testuar 67 modele të laptopëve dhe gjetën se pretendimet e prodhuesve për jetën e baterisë në krahasim me gjendjen reale në disa raste ndryshon për disa orë. Me fjalë të tjera, bateritë e tyre nuk mbajën as gjysmën e kohës që pretendohet nga prodhuesit.

Një nga shembujt që Which? veçoi është modeli Acer E15 me bateri që duhet të mbajë gjashtë orë, por në praktikë nuk përballoi as tre orë, Yoga 510 në vend të pesë orëve mund të përballojë dy orë dhe shtatë minuta, derisa bateria e HP Pavilion 14-al115na në vend të nëntë orëve, në test zgjati katër orë e 25 minuta.

Problemi me bateritë për kompjuterët laptop është se kompania i teston në kushte ideale, ku puna e kompjuterit tuaj mund të arrijë maksimumin e tij, ndërsa në të vërtetë përdoruesit rrallë i përdorin laptopët e tyre në rrethana të tilla, duke ndikuar në jetën e baterisë. Ben Wood nga CCS Insight, tha për BBC se ka shumë variabla që duhet të merren parasysh kur të matet jeta e baterisë, dhe është jashtëzakonisht e vështirë për të përcaktuar se çfarë do të thotë “përdorim mesatar” në kompjuter dhe konsum mesatar i baterisë.

Nga kompania Geek Squad, e cila riparon kompjuterët laptopë thonë se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë në mes të shumë softuerëve në laptop dhe jetës së baterisë, dhe se për përdorim më të gjatë të baterisë këshillohet që përdoruesit të ndalin opsione të tilla si Bluetooth dhe WiFi (natyrisht vetëm kur ato nuk janë të nevojshme), duke reduktuar dritën në ekran, por edhe përdorimin e softuerëve për të kursyer energjinë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img