28,04,2024

Cila shtëpi ruan frymën Rugoviane në Ferizaj

Must Read

Kandidatët për deputetë nga Ferizaj kanë intensifikuar takimet me qytetarë këto ditë, duke shpalosur angazhimet e tyre dhe komunikimin e drejtëpërdrejtë me ta.

Saranda Musliu , kandidate nga radhët e LDK-së në Ferizaj ka shkruar në rrjetet sociale se e ka nisur fushatën e saj nga shtëpia e veprimtarit Musa Emini ku e ndjeu frymën e pastër Rugoviane.

Deputetja Musliu po ashtu ka shprehur zotimin e saj se këto vlera do t’i ruaj edhe më tutje si brez i ri i LDK-së.

Ka ditë të caktuara në jetën politike kur ndjehesh vërtetë e lumtur.

Sot u ndjeva tepër e nderuar bashkë me këshilltaren komunale Jehona Mustafa, pasi patëm rastin t’a vizitojmë njërin prej veprimtarëve e atdhetarëve të rrallë ferizajas, Musa Eminin.

Bacin Musë e njohin të gjithë si njeri të vlerave kombëtare dhe atdhetare.

Tek shtëpia e tij ku ruan me fanatizëm edhe një muze interesant gjeta frymë të pastër Rugoviane dhe përjetova emocione të veqanta teksa flisnim për funksionimin e LDK- së në Ferizaj, brenda shtëpisë së tij gjatë viteve të vështira të okupimit.

Për qytetarët si baca Musë, LDK është më shumë se një parti politike, dhe një vizion përtej pushtetit, prandaj u zotova edhe në këtë takim se do të jem edhe më tutje në mbrojtje të këtyre vlerave dhe në shërbim të të gjithë atyre që me vite e kultivojnë besimin për LDK-në.

“LDK e para ✌ Saranda Musliu “ ka shkruar kandidatja për deputete Saranda Musliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img