27,04,2024

Çerdhe e re e fëmijëve në Ferizaj – Afro 1 milionë euro investim!

Must Read

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, sot ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrin  e Arsimit Ramë Likaj për ndërtimin e një  çerdhe të re në Ferizaj.

Kjo çerdhe pritet të ndërtohet në  kompleksin e shkollave të mesme, afër shkollës Qendra e Kompetencës në rrugën “Rexhep Bislimi”

Bëhet e ditur se kjo çerdhe  do të ketë një kapacitet për 200 fëmijë, investim ky nga MASHT dhe komuna e Ferizajt.

“Shtrirë në 2200 metra katror, me kapacitet pranimi prej 200 fëmijësh, kushte, hapësira pune e rekreacioni sipas standardit europian, Ferizaj së shpejti nis ndërtimin e çerdhes së re për fëmijë në kompleksin e shkollave afër Eurogomës, investim nga MASHT dhe Komuna e Ferizajt.Këtë dakordim e konkretizuam edhe me marrëveshjen e nënshkruar sot me Ministrin e ri të Arsimit, Ramë Likaj. Urime prindërve ferizajas, strehën më të re e më moderne për të vegjlit e tyre, e cila do të ngreh shtatin së shpejti” ka shkruar Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img