03,05,2024

Caritas Kosova jep dy paga mujore për stafin e Qendrës Këshilluese “Këshillimi”

Must Read

Në zyrat e Caritas Kosova në Ferizaj është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi dhe dy kontrata pune për stafin e Qendrës Këshilluese “Këshillimi”: një psikologe dhe një asistente, ku Don Viktor Sopi-drejtor gjeneral i Caritas Kosova dhe Arjeta Musliu-drejtoreshë e Qendrës Këshilluese “Këshillimi” ishin nënshkruesit e saj.

“Një mbështetje shumë e  madhe për ne, duke e pasur më të lehtë qëllimin që kemi vënë para vetes në shërbimet falas për përdoruesit e substancave narkotike dhe familjarët e tyre. Mirënjohës përherë Caritas Kosova dhe Don Viktor Sopit për përkrahjen që po i jep qendrës sonë, duke u zotuar se bashkëpunimet tona do të jenë edhe më të mëdha muajve në vijim. Qendra jonë përveç hapësirës së zgjeruar, tash ka edhe stafin e saj profesional” thuhet në njoftimin e Qendrës Këshilluese “Këshillimi”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img