07,01,2025

Buxhovi ia kujton Thaçit kohën kur kishte librezë të LDK-së

Must Read
Jusuf Buxhovi

Buxhovi këtë deklaratë e ka bërë me shkas, sepse thotë ta ketë dëgjuar disa herë Hashim Thaçin të ketë deklaruar se ai ka qenë vetëm krah i luftës.

“Hashim Thaçi, një kohë të gjatë është deklaruar se gjoja ka qenë vetëm një krah i luftës. Hashim Thaçi ka qenë fillimisht aktivist i LDK-së. Po flas prej dokumenteve. Kur ka shkuar si prorektor në Universitet si student, ka shkuar nga LDK-ja. Këshilli Qendror i LDK-së e ka propozuar”, ka thënë Buxhovi në emisionin ‘Personale’ në TV Dukagjini.

Ai ka thënë se edhe një vëlla i Thaçit ka qenë asokohe kryetar i një dege të LDK-së në Drenicë.

Buxhovi ka thënë se 90 për qind e PDK-së tash, kanë qenë pjesë e LDK-së.

Për Hashim Thaçin ai ka thënë se është një despot dhe autokrat të cilin e ka krijuar politika aktuale. Përmes politikës së tij, Buxhovi thotë se Hashim Thaçi ka arritur që të gjitha partitë t’i luajë sipas interesave të veta dhe vazhdimisht del si një faktor fitimtar.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një i vdekur e 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku: një person i vdekur dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img