11,01,2026

Bushati takohet me Federica Mogherinin

Must Read

Në këtë takim janë diskutuar zhvillimet në rajon, rolin stabilizues të shqiptarëve në vendet ku jetojnë, dhe vizionin e shtetit shqiptar për një rajon më të sigurt.

Ministri Bushati e ka shprehur angazhimin e Shqipërisë, që ta vazhdojë kontributin e saj për një rajon të kyçur në rrjedhat euroatlantike.

“Takim miqësor me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini, në kuadër të Ministerialit të Mesdheut në Barcelonë”, ka shkruar ministri Bushati në facebook.

Lexo postimin e plotë:

Takim miqësor me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini, në kuadër të Ministerialit të Mesdheut në Barcelonë. Diskutuam për zhvillimet e fundit në rajon, rolin stabilizues dhe europianizues të shqiptarëve në shtetet ku ata jetojnë, vizionin e Shqipërisë për një rajon të sigurt ku proceset demokratike shtet-konsoliduese vijojnë pa u keqpërdorur nga aktorë të tretë. Shqipëria mbetet e angazhuar për të vijuar kontributin e saj për një rajon të kyçur në rjedhat euro-atlantike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img