06,05,2024

Bursa të plota për nxënësit e shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” në Ferizaj

Must Read

Në nja takim  në mes të Kryetarit  Agim Aliu, Drejtorit të Arsimit, Afrim Llabjani  dhe  z. Agim Krasniqi, zyrtar  i lartë në Departamentin e  Arsimit Profesional  pranë Ministrisë së Arsimit  është arritur marrëveshja për ndarjen e  10 bursave të plota për nxënësit e shkollës së Agrobiznesit dhe teknologjisë “Zenel Hajdini” në Ferizaj.

Këtë e ka bërë të ditur  kryetari i Ferizajt Agim Aliu përmes faqes së tijë në facebook.

“Bashkë me drejtorin e arsimit, Afrim Llabjani pritëm sot në zyrën time, z. Agim Krasniqin – zyrtar i lartë në Departamentin e Arsimit Profesional pranë Ministrisë së Arsimit, për t’i dhënë lajmin e mirë nxënësve të shkollave profesionale për mbështetjen me financim të plotë të bursës nga Komuna e Ferizajt dhe Ministria e Arsimit, duke nisur sivjet me 20 bursa nga të cilat 10 nga Komuna dhe 10 nga Ministria e Arsimit për Shkollën Profesionale të Agrobiznesit “Zenel Hajdini” në Ferizaj, për të vijuar edhe me shkollat tjera, vitin e ardhshëm shkollor, që këto kuadro e modalitetet që zhvillojnë të gjejnë përfshirje më të gjerë në tregun e punës” ka shkruar kryetari Aliu.

Për këtë gatishmëri kreyatrin e Ferizajt e ka falënderuar edhe zyrtari i Ministrsië së Arsimit z. Agim Krasniqi.

“Në takim me kryetarin Aliu gjeta një gatishmëri që tu ndihmohet nxënësve të shkollës professional “Zenel Hajdini” me bursa të plota prej 50 euro në muaj  për vajzat që janë regjistruar në këtë  shkollë. Për këtë vit jemi dakorduar që   Komuna e Ferizajt të ndaj 10 bursa të plota dhe ne si Ministri  kemi ndarë 20 mijë euro për nxënset e  shkollve profesionale. Kjo është vetëm fillimi. Pritet që vitin e ardhshëm   shuma e mjeteve për bursa të rritet dhe të ketë një numër më të madh të nxënësve që  do tu ndahen bursat në shkolla profesionale”  ka thënë Krasniqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img