19,05,2024

Burim Bajrami: U trajtuan 3800 gjedhe kundër rriqërave. Po mbrojmë pasurinë e fermerëve, shëndetin e kafshëve edhe shëndetin publik

Must Read

Kujdesi për veprimtarinë e fermerëve, përkatësisht kafshëve që kultivojnë, po dëshmohet vazhdueshëm. Është projekti për repelimin e gjedheve që u përfundua këto ditë, që siguron mbrojtjen e gjedheve nga rriqërat si bartëse të një numri sëmundjesh virale e bakteriale që në kaluarën solli shumë ngordhje të kafshëve në fermat komerciale dhe gjysmëkomerciale.

Për të inspektuar këtë aksion tejet me peshë për fermerët dhe kafshat që kanë në pērkujdesje, që përfshin trajtimin e 3800 gjedheve, doli i pari i bujqësisë e pylltarisë, Burim Bajrami. Ai, i kënaqur me kētë aksion, tha se nisma të tilla do të realizohen edhe viteve ne vijim, si veprime konkrete në mbrojtje të shëndetit të kafshëve dhe ndihmë direkte për fermerët.

Realizimi këtij projekti ndikon jo vetëm në shëndetin e kafshëve, por edhe në shëndetin publik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img