02,05,2024

Bujqit e Ferizajt me traktorë para qeverisë

Must Read

Një numër simbolik i bujqve nga Ferizaj janë duke protestuar para objektit të Qeverisë në shenjë pakënaqësie për mos kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Sipas bujqve dëmi i shkaktuar nga vërshimet kap vlerën e rreth 800 mijë eurove dhe të gjitha kulturat bujqësore që kishin vitin e kaluar iu kanë dëmtuar, njofton Klan Kosova.

Policia e cila po e përcjelle këtë protestë nuk ka lejuar bujqit që t’i futin në shesh makineritë bujqësore, ani se këta kanë marrë leje nga komuna e Prishtinës.

Protesta është duke vazhduar pa makineritë bujqësore, pasi që u larguan.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img