30,04,2024

BQK vlerëson kontributin e dhënë të UShAF në shënimin e Javës Ndërkombëtare të Parasë

Must Read

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), z. Fehmi Mehmeti, në letrën e tij drejtuar Rektorit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktarit, ka vlerësuar lartë kontributin e Universitetit në Shënimin e Javës Ndërkombëtare të Parasë.

Guvernatori Mehmeti, ka falënderuar Rektorin Bajraktari për bashkëpunimin e përkushtuar të institucionit të cilin e përfaqëson ai në shënimin e Javës Ndërkombëtare të Parasë dhe sipas tij UShAF i ka dhënë më shumë peshë kësaj ngjarje me rëndësi të dyanshme.

Mehmeti në letrën e tij ka shtuar se pjesëmarrja e UShAF e ka pasuruar shënimin e kësaj ngjarje dhe ka krijuar një urë lidhëse që bashkëpunimi i të dyja institucioneve të avancohet në sferën e edukimit financiar edhe në të ardhmen duke mundësuar ngritjen e njohurive për sektorin financiar te studentët.

“Me shpresë se ky bashkëpunim do të vazhdojë tutje në përmirësimin dhe anavcimin e njohurive për sektorin financiar, ju falënderojmë për kontributin tuaj dhe shpresojmë për bashkëpunim edhe në të ardhmen”, thuhet në fund në letrën e Gurevnatorit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img