05,05,2024

Biznismeni ferizajas investon 2 milionë euro në Industrinë e Paulaniave në Lloshkobare

Must Read

Nazim Azemi, investitorë shqiptarë që jeton në Gjermani, është rikthyer në Kosovë ku pas privatizimit të 100 hektarëve, ka investuar 2 milionë euro dhe plaifikon mbjelljen e kësaj hapsire me drurin industrial Paulania. Vec mbjelljes, ai është drejt krijimit të laboratorit për fidanishte të reja, që do ti shërbente fermerëve të rinj që shohin mundësi biznesi me këtë dru industrialë…

Investitori Nazim Azemi, i cili vite më parë privatizoi 100 hektarë tokë, ka hapur perspektiva të reja në Kosovë për zhvillimin e industrisë së një prej drurëve më të njohur industrial në botë, Paulania.

Ky investitorë nga Ferizaji, por që jeton dhe punon në Gjermani, është në fazën e investimit të 2 milionë eurove, investime që kanë të bëjnë me krijimin e një laboratori modern për zhvillimin e fidanishteve të drurit Pauliania në vend, mbjelljen e hapsirave të reja dhe krijimin e kushteve tjera për zhvillimin e kësaj industrie.

” Erdha në Kosovë sapo u hap mundësia pasi kufijtë u mbyllën kur shpërtheu Pandemia Covid 19. Kuptohet që edhe në biznesin tonë gjatë kësaj kohe është punuar minimalisht, kohë të cilën shpresojmë ta rikuperojmë shpejt. Nga 100 hektarë tokë që kam nën pronësi në fshatin Lloshkobar, vetëm këtë vit do tē mbillen me drunj të rinj të Paulanias 40 hektarë. Është një hapsirë e konsiderueshme ndërsa ciklin do ta mbyllim gjatë vitit tjetër”, tha për rtklive, investitori Nazim Azemi.

Ai ka treguar se druri industrial Paulania përveç që është fitimprurës, mbjellja e tij po stimulohet nga fondet e shtetit Gjerman dhe Bashkimi Europian.

” Eshtë një dru fitimprurës për të cilin për të marrë fitimet duhet të pritet 10 vjet. Por, i njejti dru sipas studimeve të ekspertëve gjerman dhe europian, pastron mbetjet e Dioksid Karbonit dy herë më shumë se cdo dru tjetër. Ndaj dhe shteti gjerman dhe vetë BE kanë ndarë fonde të konsiderueshme për ti stimuluar fermerët që të merren me mbjelljen e hapsirave të reja me këtë dru” , ka treguar tutje investitori Azemi.

Në kompaninë e tij GreenChild janë të punësuar në mënyrë të përhershme 12 punëtorë ndërsa numri i tyre shtohet varësisht nga puna.

Për mbjelljen e një hektari tokë me Drurin industrial Paulania, investimi shkon deri në 10 mijë euro, varësisht nga terreni.

Në një hektarë tokë mund të mbillen 700 trungje të cilat në fund të ciklit të saj jetësor, 10 vjeçar, rriten shumë ndërsa çmimi i një druri Paulania shkon nga 700 euro e më lart.

” Eshtë një Dru për të cilin ka shumë interes në botë dhe çmimi i tij është i kuotuar në bursat më të njohura në botē si Londër, Franfur, Zvicër etj. Duhet vetëm të punohet me përkushtim dhe të pritet pasi fitimet nuk janë të menjëhershme. Ciklin druri e përfundon në moshën 10 vjeçare por bukuria e tij qëndron në faktin se i njejti trung i prerë mund të jetojë deri në 50 vjet pasi rritet dhe 4 herë të tjera pasi pritet”, theksoi më tutje Inbesritori Nazim Azemi..

Plani i tij nuk përfundon me mbjelljen e hapsirës që ka në pronësi, por ai synon që të kthehet në njē ndërlidhje mes investitorëve, fondeve dhe fermerëve që janë të interesuar që tokat e tyre ti mbjellin me këtë dru industrialë.

Investitori Nazim Azemi me kompaninë e tij Green Child do i jepnin fidane të reja fermerëve kosovarë tē cilët mē pas, pasi të specifilohen kushtet normalisht, të nënshkruajnë kontratën, ti mbjellin hapsirat e destinuara.

” Sa më shumë fermerë dhe hapsira aq më shumë leverdi për secilin. Si hap i parë parashoh të mblidhemi rreth një organizate për tu përfaqsuar sa më denjësisht në vendet si Zvicër Gjermani, dhe të nxirren sa më shumë fitime për fermerët nga Kosova. Vetëm që tokat që parashihet të mbillen nuk duhet të kenë probleme pronësore. Ky ështē parakusht”, ka treguar për Rtklive, Nazim Azemi.

Por jo gjithçka ka shkuar vaj në investimin që ai ka bërë në Kosove.

” Nuk dua të qahem por janë disa gjëra që vërtetë na pengojnë. Nga 23 prilli kam kryer pagesat për të filluar vendosjen e një trafo për energji, por kjo punë po zhagitet. Nuk është në rregull”, thotë pronari i Green Child..

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img