27,11,2024

BETEJA E SLIVOVES 22 PRILL 1881

Must Read

Lidhja e Prizrenit është njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar .
Si përfaqësuese e gjith kombit shqiptar ajo ngriti për herë të parë me forcë e në mënyrë të organizuar,çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare dhe i detyroi Fuqitë e Mëdha të marrin parasysh ekzistencën e KOMBIT SHQIPTAR,në kohën kur ato e mohonin krejtësishtë.
Shuarjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e donin dhe e kërkonin Fuqit e Mëdha,Shtetet ekspansionite ballkanike dhe Perandoria Osmane.

Porta vendosi që ta shpartallojë me gjakë Lidhjen. Udhëheqës të operacionit e caktoi Dervish Pashën,i cili në krye të 15.000 ushtarësh të armatowur me armet më moderne u nis në drejtim të Kosovës.
Sipas dokumenteve gjermane,Dervish Pasha më 8 prill të vitit 1881 arriti në kampin e Ferizajit.
Në Ferizaj Dervish Pashes iu dorëzuan një varg pashallarësh e bejlerësh shqiptarë që kishin marrë pjesë në Lidhje. Midis tyre ishin Iljaz Pashë Dibra,Ali Pashë Gucia etj
Pas kushtrimit të Lidhjes,rreth 3.000 veta,nën komandën e Mic Sokolit nga Krasniqa dhe Ali Ibrës nga Gashi,zunë vend në afërsitë e Shtimjes,ndërsa të tjerët nën komandën e Sylejman Vokshit zunë grykën e Caralevës.
Më 22 prill 1881, u zhvillua ndeshja vendimtare në fshatin Slivovë. Luftimet zgjatën 5 orë dhe shkaktuan humbje të rënda për të dy palët. Turqit patën 1.800 të vrarë,kurse shqiptarët 800 vetë. Në Slivovē shqiptarët luftuan me heroizëm duke u perleshur trup me trup me armikun. Për të ngritur moralin e bashkëluftëtarëve,të tronditur nga zjarri i artilerisë turke Mic Sokoli u hodh mbi grykën e një topi dhe u vra duke mbuluar me trupin e tij.
Ushtria turke,luftetaret shqiptarë të plagosur dhe të zën robër i ekzekutoi në vend.
Lidhja u dobësua,por nuk u shua. Ajo tani,kaloi në fazën e katërt të veprimtarisë së saj. Këtë situatë e përshkroi shumë mirë Thimi Mitko në qershor të vitit 1881.
“Shqipëria nuk fitoi dot në luftë (në betejë), por nuk u prish,nuk u fal,nuk i dha armët”.
Këngëtari popullor i ka kënduar kurajos,guximit dhe vendosmerisë së Mic Sokolit për të mbrojtur me gjak vendin.

“Mic Sokoli një fjalë po flet,
Po i thotë nanës-të mirë meç!
Pa u farue Malësia krejt,
Ktu nuk hyn kral as mbret”.

“Udhamarë!-m’i ka thanë nana,-
Lufto,bir për Shipni,
Mos i len turqit me hi;
N’koft nevoja vi me ty”.

Muza popullore për Smajl Hysenin që bënte thirtje për hakmarrje ndaj armikut flet kështu:

“Smajl Hyseni ish kanë drague
-Nanë e babë,ju met pa mue,
Në fushë të Shtimes sot janë nalë,
Mos ma leni gjakun pa marrë”.

Edhe Sefë Kosharen të varur nga Dervish Pasha muza popullore e ka përjetësuar me këto vargje të saj:

“Sefë Kosharja i pari fisit,
Hije t’paska maja e lisit!
Hije m’ka,o djemt e mi,
Kam lanë shpirtin per Shipni”

Varri i Mic Sikolit si monument historik nuk duhet dhe nuk guxon të injorohet!
Është obligim dhe detyrë e institucioneve kompetente të Ferizajit dhe të Republikës së Kosovës t’i ngrejnë një PERMENDORE MADHËSHTORE,KOMANDANTIT DHE HEROIT TË POPULLIT MIC SOKOLI.
————————————————————————–
P.S.

Është për tu befasuar që RTK, nuk i kushtoi fare rëndësi kësaj ngjarje të rëndësishme historike për kombin shqiptar!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img