03,05,2024

Besnik Reka zgjedhet kryetar i Shoqërisë së Bjeshkatarëve “Lybeteni”

Must Read

Ferizaj.26.02.2017. Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Lybeteni” nga Ferizaj (SHBA Lybeteni)  dje ka mbajtur Kuvendin e Punës dhe më këtë rast ka miratuar statutin e shoqërisë dhe ka zgjedhur të gjitha organet e saj.
Në kuvend kanë qenë të pranishëm 25 delegat dhe mysafirë nga Federata e Bjeshkatarisë , Arben Lila kryetar i FBAK, shoqëritë nga Prishtina, Gani Syla kryetar i SHBAP dhe Behadin Rexhepi nga Guri i Shtrejt Shtime, si dhe përfaqësuesi i sportit nga KK Ferizaj  Bashkim Haxhimusa
Në këtë kuvend kryetar i SHBA Lybeteni në mandatin 4 vjeçar është zgjedhur  Besnik Reka, alpinist nga Ferizaj dhe sportist i vitit në Ferizaj për vitin 2015. Ndërsa nënkryetar është zgjedhur Skender Ademi.
Gjithashtu në Kuvendin e punës së SHBAL është zgjedhur kryesia prej 9 anëtarëve dhe sekretarit të shoqatës.
Kryesia e SHBA Lybeteni janë:
1. Besnik Reka – kryetar
2. Skender Ademi – Nënkryetar
3. Njomza Salihu
4. Hasan Hetemi
5. Remzi Shabani
6. Arbenita Topalli
7. Valon Osmani
8. Muamer Musliu
9. Merita Xhemajli
Ndërsa sekretar i SHBA Lybeteni është zgjedhur Jeton Hoxha.
Në këtë kuvend gjithashtu janë zgjedhur edhe 3 antarët e Këshillit Mbikqyrës dhe 3 antarët e Gjyqit të Nderit të cilët parashihen edhe me statut të SHBA Lybeteni.
Kuvendi i SHBA Lybeteni gjithashtu ka shpallur edhe anëtarët e nderit të cilët janë:
Bedri Zeqiri, Neki Lamaxhema, Beqir Shabani, Ferat Topalli-Qaushi dhe Ndrek Agustini.

Jeton Hoxha – sekretar i Shba Lybeteni

16935499_1184551364927995_1971693762_o 17006038_1184552544927877_1101286653_n 16990358_1184552538261211_2136203584_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img