09,11,2024

Besa Krasniqi, fituese e edicionit të 46 të Festivalit “Kosovarja këndon”

Must Read

Në prag të 28 Nëntorit, Festës së Flamurit Kombëtar dhe Pavarësisë së Shqipërisë, ngriti siparin edicioni i 46 i Festivalit emblematik të këngës popullore “Kosovarja këndon”. Mbrëmjen e kësaj feste muzike e hapën pjesëmarrëset e para të këtij festivali, Maria Kurti Gjini dhe Sadije Çarkaxhiu.

Në këtë edicion, u paraqitën 20 kandidate nga treva të ndryshe shqiptare si Gostivari, Tropoja dhe qendra të tjera anekënd Kosovës.

Juria profesionale e përbërë nga Vladimir Hasimi, kryetar i jurisë, Ylber Asllani profesor univeristar, Minire Fetahu, kritike e muzikës dhanë verdiktin e tyre pas interpretimit gati 2 orësh të këngëve ikona të muzikës shqipe.

Çmimin e parë e ndau i pari i Ferizajt, Agim Aliu për solisten Besa Krasniqi nga Gjilani, e cila interpretoi këngën “Shqipëri o vendi im”.

Çmimin e dytë e ndau ish Kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemaili, për solisten Rina Kurteshi, kurse çmimi i tretë i takoi solistes Besa Hajdari, të cilin e ndau drejtori i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, Besnik Berisha.

Në këtë festë të këngës popullore, për solisten Majlinda Cikaqi u nda edhe çmimi special “Nexhmije Pagarusha” nga e fituesja e parë e Festivalit “Kosovarja këndon”, Sadije Çarkaxhiu. Ndërsa çmimin e gazetarëve “Skënder Idrizi” e ndau gazetari ferizajas Abdullah Imeri për solisten Fjolla Iseni.

Mirënjohje për të gjitha pjesëmarrëset ndau edhe drejtorja e kulturës, rinisë dhe sportit, Xhemile Murati Shabani.

Mbrëmjen e sontme orkestri i zgjeruar i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” dhanë një spektakël muzikor, performancë të shkëlqyer të këngëve popullore shqiptare, nën dirigjimin e Fitim Bytyçit. Në skenë u ngjitën edhe grupe tjera muzikore të cilët interpretuan disa nga këngët më të njohura popullore.

Edicioni i sivjetëm i Festivalit “Kosovarja këndon” u organizua nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nën përkujdesjen e veçantë të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu.

.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zyrtarët publikë të dhjetë komunave rrezikojnë të mbesin pa paga në nëntor, shkak kontrata kolektive

Zyrtarët publikë të mbi 10 komunave të Kosovës rrezikojnë që mbesin pa paga të muajit nëntor si shkak i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img