15,05,2025

Bëri tejkalim të rrezikshëm, dënohet qytetari nga Ferizaj

Must Read

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e tij të udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim rrezikshëm, në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, në fshatin Dardani të Ferizajt .

“Kjo informatë, me foto u dërgua nga një qytetarë në adresën e policisë. Policia, e ftoi qytetarin B.A (M/SH/K) 30 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftimin për media.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Muhamet Karalija

Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërmarrësit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img