01,05,2024

Bëhu pjesë e minimaratonës “VRAPOJMË ME POLICINË TONË”, ndihmo familjet në nevojë

Must Read

Policia e Kosovës – Regjioni i Ferizajt në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe përfaqësues nga shoqëria civile, organizon minimaratonën me moton “VRAPOJMË ME POLICINË TONË”, aktivitet ky i cili ka si qëllim grumbullimin e mjeteve financiare të cilat do të shërbejnë për të ndihmuar familjet në nevojë në Komunën e Ferizajt.

Ky aktivitet mbahet më 11 qershor 2016, ora 11:00.

Pjesëmarrësit në këtë aktivitet do të përshkojnë një rrugë me afro 8 km, saktësisht me fillim nga ndërtesa e Komunës së Ferizajt deri tek Rrethrrotullimi tek Kazerma e FSK-së “Skënderbeu” dhe kthimi-prapa.

Që nga data 8 qershor 2016 fillon shitja e numrave identifikues për të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e kësaj minimaratone. Çmimi për një numër identifikues është 5.00€ (euro)

Blerja e numrave identifikues mund të bëhët përmes kontaktimit në këtë numra:
044 849 624 ose 044 477 131

Ftohen të gjithë të interesuarit që të kontribuojnë me pjesëmarrjen e tyre në ndihmën familjeve në nevojë të Komunës së Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img