Në sallën e Kuvendit të Komunës, të premten është bërë hapja e ofertave për rregullimin dhe asfaltimin e unazës së jashtme të qytetit.
Për këtë projekt të Ministrisë së Infrastrukturës, me ofertat e tyre u paraqitën 11 operatore ekonomik. Sipas shefit të zyrës së prokurimit në Ferizaj, Feim Ibrahimit, rregullimi i unazës së jashtme të qytetit përfshin nga Prelezi i Jerlive, Kosinën, Llojzat, Dremjaku, Manastricin, Zaskokin, Gremen dhe lagjën Topojan.
“Operatori më i lirë ka qenë kompania “Kosova Asfallt”- “Lika” me 2 milion e 592 euro, ndërsa operatori më çmimin me të lartë “Kastrioti”, me rreth 4 milion euro”, ka thënë shefi i zyrës së prokurimit në Ferizaj. Feim Ibrahimi.
U be ditur se vlera e projektit për unazën e jashtme të qytetit kap shumën rreth 3 milion euro, ndërsa është projekt tre vjeçare. Punimet për këtë rrugë pritet të fillojnë pas vlerësimit të tenderit.