03,05,2024

Bashkim Fazliu në Kinë për të shpërndarë inovacionin e tij

Must Read

Bashkim Fazliu-Migjeni  ka arritur në Kinë për të shpërndarë inovacionin e tij.

Ende nuk dihet se për qka është fjala por ka kohë që Fazliu  ka bërë publike dhe ka kërkuar  për  zbulimin e tij.

Për këtë edhe ka marrë rrugën për në Kinën e largët që të promovoi  inovacionin e tij.

Këtë ai  e ka bërë të ditur përmes rrjetit social se tani më  është atje.

“Jam në Kinë – në vendin e Dragonjve, në vendin e shumë legjendave e shpikjeve të lashta nga të cilat u mrekullua i pari nga ne europianët, Marko Polloja, jam në vendin e Konfuçios dhe urtësisë së lashtë, në vendin e Perandorive e Dinastive antike më të fuqishme mbi tokë, në vendin e Kung Fu-së së legjendarit dhe të paarritshmit Bruce Lee dhe në vendin e Jackie Chan-it që e njohim poashtu që të gjithë, jam në vendin që po zhvillohet më së shumti e më së shpejti në botë, në vendin ku qytetet e reja lindin brenda ditës; jam në vendin nga ku do ta shpërndaj inovacionin tim nëpër botë…” ka shkruar  Fazliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img