26,04,2024

Bastiset një lokal në Ferizaj, kapen 10 persona duke luajtur bixhoz

Must Read

Stacioni policor i Ferizaj pas një informate të pranuar, ka realizuar një kontrollë  në rrugën ,, Agim Matoshi” në Ferizaj, ku  dyshohej se në një lokal ishte duke u zhvilluar lojë e ndaluar e bixhozit .

Gjatë bastisjes në këtë lokal janë hasur 10 persona duke luajtur bigjoz.

Të gjithë personat janë legjitimuar dhe  janë shoqëruar në stacionin policor të Ferizajt për intervistim . Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, ndaj pronarit është iniciuar rasti penal ‘’ Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm ‘’, ndërsa ndaj 10 personave janë shqiptuar edhe fletëparaqitje për mos respektim të orarit të lëvizjes pas orës 22:30, sipas vendimit të fundit të Qeverisë së RKS-së.

Me vendim të prokurorit të gjithë personat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lidhur me këtë rast, si prova materiale janë konfiskuar:

– 156 qipa (  zhitona)  

– 10 palë letra bixhozi dhe një sasi e parave .

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img