Policia ka gjetur gjithsej 26 pasaporta, letërnjoftime dhe leje qarkullimi kroate e sllovene plotësisht të falsifikuara. Po ashtu është gjetur edhe një e ashtuquajtur leje e qëndrimit në Zvicër.
Duke qenë se Policia Kriminale në Friedrichshafen kishte njohuri se shtetas kosovarë po përdornin dokumente të falsifikuara për sigurimin e qëndrimit të rregullt në Gjermani, është bërë kontrollimi i një numri të banesave, shkruan portali i policisë gjermane.
Me këtë rast janë bastisur 12 banesa në Singen, Bad Waldsee, Mengen, Konstanz, Rielasingen-Worblingen dhe Bad Krozingen, transmeton alnbinfo.ch. në banesat e tyre janë gjetur dhjetë të dyshuar, të cilët janë arrestuar përkohësisht.
Një tjetër i dyshuar, i cili nuk ishte gjetur gjatë kontrollimit të banesës, është paraqitur vet pasdite në polici në Singen dhe ndaj tij është shpallur po ashtu masa e arrestit të përkohshëm.
Ndaj katër personave, një gruaje dhe një burri, Gjykata në Singen ka shqiptuar urdhëresat për dëbim dhe me atë rast ata janë dorëzuar në burgun për deportim.
Policia ka gjetur gjithsej 26 pasaporta, letërnjoftime dhe leje qarkullimi kroate e sllovene plotësisht të falsifikuara, përcjell albinfo.ch. Po ashtu është gjetur edhe një e ashtuquajtur leje e qëndrimit në Zvicër. Të gjitha janë konfiskuar.
Me këto dokumente, shtetasit shqiptarë dhe shqiptarët e Kosovës kishin mundësi të qëndronin në Gjermani dhe të gjenin punë të rregullt atje.
Ndaj shtatë personave nga entet përkatëse për të huaj është iniciuar procedura e dëbimit. Falsifikimi i dokumenteve, hyrja dhe qëndrimi ilegal në Gjermani janë akuzat me të cilat ata ngarkohen.