29,04,2024

”Bashkimi i Qytetit” parasheh rrënimin e objektit të shoqatave ”Handikos” dhe ”Hendifer”

Must Read

Objekti i shoqatës për persona me aftësi të kufizuara “Hendifer” në Ferizaj, do të rrënohet për t’i lënë vend ndërtimit të një parku dhe një rrethrrotullimi që parashihen të realizohen në kuadër të projektit “Bashkimi i Qytetit”. Megjithëkëtë, kryetarja e shoqatës “Hendifer” Fazile Bungu, thotë se akoma nuk kanë marrë njoftim zyrtarë nga komuna se ku do të zhvendoset kjo shoqatë.

“Unë fillimisht nuk e di pse e quajnë “Bashkimi i Qytetit” qyteti është një, nuk është në dy pjesë i ndarë, mirëpo ata kanë vendosur që të rrënojnë këtë objekt, kur do ta rrënojnë nuk e dimë, me shkrim nuk kemi ende asgjë nga Kuvendi Komunal, mirëpo Kuvendi Komunal është shtëpia jonë ku ata vendosin për të gjitha, ata mendojnë se këtu duhet të bëjmë një gjelbërim, ku për qytetarët do të jetë më mirë, mirëpo për anëtarët tonë është pak më vështirë nëse nuk do të kemi një hapësirë të mjaftueshme për të zhvilluar aktivitetet e tyre. Jemi njoftuar gojarisht, mirëpo ende diçka konkrete nuk ka. Ne vetëm kemi dhënë sugjerime që hapësira nën 100 metra katrorë nuk na mjafton dhe asgjë më tepër dhe ata tash e bëjnë përzgjedhjen”, tha Fazile Bungu.

Ndërsa, drejtori i Kadastrit, Gjeodezisë dhe Pronës në komunën e Ferizajt, Sabri Murseli, tha se janë duke bërë përpjekje për gjetjen e një lokacioni të përshtatshëm.

“Komuna e Ferizajt veçse i ka njoftuar në disa takime në ditët e kaluara që kanë qenë, kemi provuar të sigurojmë disa lokacione, mirëpo në aspektin e pronës komunale për momentin e kemi të pamundur që t’iu sigurojmë një lokacion, sepse komuna e Ferizajt nuk ka një vend të caktuar që i përshtatet kategorisë së tyre, kemi bërë përpjekje për disa lokale që janë pronë private, i kemi bërë disa vizita, kemi shikuar lokalet, tani janë duke i monitoruar, janë duke i shikuar sa i përshtaten kategorisë që i takojnë”, tha Sabri Murseli.

Udhëheqësja e ”Hendifer”-it, Fazile Bungu, shpreson që objekti i cili do t’iu ofrohet të ketë kushte të mira dhe të përshtatshme për anëtarët e kësaj shoqate.

“Shpresoj që do të na e gjejnë një objekt i cili do t’i plotësoj kushtet për zhvillimin e aktiviteteve tona dhe për natyrën e anëtarëve tanë që ata e kanë, ku do të ketë qasje për ta, ku do të ketë një parking, ku do të ketë kushte më të mira dhe besoj që do të punohet njësoj siç kemi punuar edhe këtu, ndoshta edhe më mirë”, tha Fazile Bungu.

Drejtori Murseli tha se kjo zhvendosje do të jetë e përkohshme, pasi që për ndërtimin e objektit të shoqatës “Hendifer”, do të ndahet një parcelë prej 10 ari afër gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img