15,10,2025

Basha: I tronditur nga akti barbar në Mynih. Ngushëllime familjeve

Must Read

Kryetari i PD, Lulzim Basha është shprehur “i tronditur nga akti i verbër dhe çnjerezor i së premtes në Mynih të Gjermanisë”, ku mes viktimave të pafajshme janë tre të rinj shqiptarë.

“Sabina Sulaj, Armela Segashi dhe Diamant Zabergja humbën jetën nga ky akt barbar”, ka thënë Basha. Ai u ka shprehur ngushëllimet më të thella familjeve Sulaj, Segashi dhe Zabergja.

“Në këtë moment të rëndë hidhërimi dhe dhimbjeje kombëtare jemi me zemër dhe mendje pranë tyre, të bashkuar për ta përballuar dhimbjen e madhe”, ka shtuar Basha.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këtu mund ta shihni qendrën tuaj të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun nga ku qytetarët me të drejtë vote mund të kontrollojnë me lehtësi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img