Norma që aplikohet në depozita është shumë herë më e vogël, kundrejt normës së interesit në kredi. Aplikimi i normës së lartë të interesit në kredi po iu pamundëson bizneseve qasje në mjete bankare për kredimarrje.
Sipas Bankës Qendrore norma mesatare e interesit në kredi gjatë tre mujorit të parë të këtij viti, u zvogëlua në 7.4 përqind (8.9 përqind në mars 2015), përderisa norma mesatare e interesit në depozita shënoi rritje të lehtë në 0.9 përqind (0.8 përqind në mars 2015). Dallimi në mes të normës së interesit në kredi dhe normës së interesit në depozita u zvogëlua në 6.5 përqind (8.1 përqind në mars 2015).
Florin Aliu, njohës i çështjeve financiare, ka thënë për KosovaPress se bankat në Kosovë aplikojnë norma të interesit shumë më të mëdha në kredi kundrejt normës në depozita.
Ai thotë se bankat në Kosovë nuk janë konkurrente, ato pothuajse aplikojnë norma të njëjta të interesit dhe kjo pa mundëson një zhvillim të vendit.
Kryetari i Autoritetit Kosovarë i Konkurrencës, Valon Prestreshi, i tha KosovaPress-it se mirëpret ankesa nga qytetar dhe zytarë qoftë institucional, qoftë afaristë që nëse kanë dëshmi që bankat po aplikojnë norma të njëjta të interesit, atëherë mund të paraqesin faktet me të cilat sipas Prestreshit do të fillojnë monitorimin e punës së tyre.