15,06,2024

Banda Frymore e shkollës “Çesk Zadeja” performon në Festivalin Ndërkombëtar të Bandave Frymore në Shkodër (Video)

Must Read

 Banda Frymore e shkollës së  Arteve “Çesk Zadeja” nga Ferizaj sot ka marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtarë  të Bandave Frymore që po mbahet në Shkodër.

Kjo bandë frymore e kësaj shkollë vetëm pas një viti nga formimi i sajë   sot ka performuar krahas bandave frymore profesionale shtetërore në Festivalin e Shkodrës.

Kjo bandë ka arritu që brenda një viti të  mbulojë mungesën   e një grupe  të tillë jo vetëm në Ferizaj, ku në mungesë të kësaj shpesh në Ferizaj kanë marrë pjesë nëpër  manifestime të ndryshme ekipe nga Shqipëria.

Me këtë  rast edhe Drejtori i shkollës “Çesk Zadeja”, Bardhyl Abazi është shprehur shumë i këmnaqur me këtë paraqitje.

“Ishte një rast shumë i mirë dhe një paraqitje e denjë e Bandës  Frymore të shkollës sonë  në një Festival ku po marrin pjesë  Banda Frymore shtetërore profesionale.  Kjo Band Frymore e cila  ka vetëm një vit nga formimi i sajë, duke falënderuar  angazhimit të mësimdhënësve dhe nxënësve të shkollës  së arteve “Çesk Zadeja”  ka bërë që  sot të  performojnë krahas Bandave Frymore me përvojë shumëvjeçare. Kjo  është bërë falë edhe një angazhim dhe punë e pandalshme e dirigjentit  të Bandës, profesorit Blerim Emëllahu” ka thënë  Bardhyl Abazi, drejtor i shkollës.

Edhe nga kjo paraqitje e pëlqyer nga të pranishmit vërehet se kësaj Bande Frymore i nevojitet një përkrahje institucionale, i mungojnë uniformat  por edhe mjete muzikore të perkusioneve, pasi bazuar në punën që po bëjnë  pritet që  kjo të jetë edhe një pasqyrë e kulturës së Ferizajt, .

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , nënoficeri, Rreshteri i parë i FSK-së Muhamet R. Beqiri

Është ndarë nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterit i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img