Mario Balotelli është ringjallur pas transferimit në Nice.
Ai ka realizuar katër gola në Ligue 1 duke bërë që të rikthehet në Kombëtaren e Italisë, në pritje të konfirmimit pas publikimit të listës për ndeshjet e ardhshme.
Në ndërkohë, presidenti i Nice, Jean-Pierre Rivere ka bërë të ditur se menaxheri i Balotellit, Mino Raiola e kishte këshilluar që të mos e transferonte sulmuesin italian.
Por, ai nuk e dëgjoi.
“Raiola më shkroi një listë me arsyet pse nuk duhet ta transferojmë Balotellin”, deklaroi Rivere për “L’Equipe”, përcjell “Lajmi.net”.
“Mirëpo, në fund e sollëm, edhe pse me vonesë”, u shpreh ai.
.