28,03,2024

Bajraktari: A e meritojmë ne veteranët e sportit së paku një medalje nga shteti i Kosovës?

Must Read

Si çdo sport tjetër në Kosovë, edhe karateja u ballafaqua me peripeci të shumta dhe kërcënime të llojllojshme nga milicia e pushtuesit serb në vitet e 90-ta (1991-1999).

Përkundër kërcënimeve, rrahjeve e arrestimeve nga ana  e pushtuesit serb, karateistët nuk u ndalen për asnjë çast në aktivitetet e Republikës së Kosovës. 

Ish karateisti i Kastriotit nga Ferizaj, Burim Bajraktari, ka thënë se e meritojnë si veteranë një medalje nga shteti i Kosovës, për sakrificën që kanë bërë në vitet e 90-ta.

“A e meritojmë ne veteranët e sportit së paku një medalje nga shteti i Kosovës?

Në kohën e viteve 90/99, ishim të rrezikuar si ne dhe familjet tona duke i mbrojtur ngjyrat e shtetit.

Pse ne jemi të anashkaluar nga federata e tanishme, ku ne me sport ju treguam Europës dhe Botës se jemi shtet dhe kërkojmë drejtat tona.

Pse nuk doli asnjë politikan që të na vlerëson se ne ishim ushtarë ne vijën e parë te fronti…

Ne ishim edhe të parët ku e kërkoj shteti dhe sot vlerësohen veç meritat e pas lufte…

Ne ushtruam ne salla të improvizuara ku ndërkohë kishim edhe kërcënime nga policia serbe, dhe shume garues i rrahën që mos mi lanë me u marr me aktivitet kundër Ish Jugosllavisë.

Në këtë foto është viti 1996 ku përball e kam një kundërshtar rus, i cili u rrah nga një sportist i Kosovës, që ai nuk ishte ne dijeni se ku është Kosova.

Në kimona të bardha shënon Kosova ku me klubin e karatesë Kastrioti dhe vëllezërit Mahalla e realizuam dëshirën tonë që ta përfaqësojmë Kosovën në arena Europiane.

Edhe pse ne ishim të okupuar dhe të rrezikuar, ne ja dolëm duke dhënë kontributin për shtetin tonë ku sot e gëzojmë lirinë.

Veteranët e sportit meritojnë respektin nga shteti dhe federata e Kosovës, që së paku le ta shohin fëmijët tanë se ne vrapuam, që sot ata e gëzojnë lirinë, dhe të mësohen se sa duhet atdheu me zemër”, ka shkruar Bajraktari në profilin e tij në facebook.

Bajraktari: A e meritojmë ne veteranët e sportit së paku një medalje nga shteti i Kosovës? 
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img