Por për fat të keq është vetëm Roland Kroos, babai i kampionit të botës Toni. Më 1 janar ai do të fillojë punë si skaut. Drejtori sportiv Andreas Retting shprehet i kënaqur me afrimin e skautit të ri.
“Ishim në kërkim të përmirësimit të standardeve. Skautët janë shumë të rëndësishëm për klubin”.
Ishte ish-shefi sportiv Thomas Meggle ai që u mor me operacionin për të sjellë Kroos në Hamburg. Vetë emri siguron kualitet. Këtë shpresojnë të gjithë tifozët e St. Pauli. Kroos deri verën e kaluar ishte trajner te Hansa Rostok, trajner i ekipit të dytë që luan në kategorinë e pestë. Por më pas ai duhej të shkarkohej.
Kroos ka tre djem. Stefan, i cili është trajner, më pas vjen Toni, i cili luan me Real Madrid dhe i fundit është Felix, i cili është kapiteni i Union Berlin.
.