03,07,2025

AVONET: “Greva e pa arsyeshme – SBASHK një grup me interesa personale”

Must Read

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka reaguar pasi SBASHK-u refuzoi ofertën e kryeministrit për ngritjen e pagave të mësimdhënësve.

AVONET shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen me të cilën ka krijuar SBASHK-u, duke mos zhvilluar procesin arsimor në Republikën e Kosovës.

Një gjendje jo e mirë e cilësisë në arsim, me shumë probleme, mos angazhim i duhur i mësimdhënësve, nuk ka arrit të kemi një cilësi të duhur në këtë sektor, poashtu SBASHK-u ka iniciuar të ketë greva, që drejtpërdrejt pësojnë nxënësit, studentët, këto pasojë duhet të jetë një përgjegjësi e madhe e krerëve të SBASHK-ut.

Sipas një analize të bërë del që mësimdhënëseve nga viti 2003 deri më tani ju është rrita rroga në vazhdimësi, por jo disa nga sektorët e veçantë si janë inspektorët, mjekët, policë, pjesëtarët e FSK-së, zjarrëfikësat, shërbyesit civile, e shumë të tjerë të cilët kanë pasur rezultate më shumë se sa sektori i arsimit.

Vendimi i kryeministri të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj për rritje të pagave tregon se institucionet e Republikës së Kosovës respektojnë këtë sektor, andaj AVONET, kërkon nga SBASHK-u të ndërpres grevën dhe të filloj mësimin dhe poashtu kërkojmë nga kryetarët e komunave që të kërkojnë përgjegjësi prej udhëheqësve të shkollave për të filluar mësimin

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img