27,04,2024

AVONET falënderon kryetarin Aliu për mbështetje gjatë fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”

Must Read

Drejtuesi i OJQ “AVONET” takon Kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu, falënderon për bashkëpunim dhe i siguron mbështetje në iniciativa në dobi të qytetarëve

Drejtuesi i Rrjetit të OJQ-ve “Avonet” në Ferizaj, Kenan Gashi takoi të parin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu me të cilin u diskutua për angazhimin e shoqërisë civile në përmirësimin e shërbimeve komunale dhe zvogëlimin e hendekut mes qytetarëve dhe institucioneve, duke kontribuar me aktivitete dobiprurëse që përmbushin kërkesat qytetare. Temë e veçantë diskutimi në këtë takim ishte angazhimi i drejtuesit të “Avonet” në cilësinë e koordinatorit rajonal të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën” e cila rezultoi me renditjen e Komunës së Ferizajt në majën e komunave përfituese të grantit prej 150,000.00€ si shpërblim për angazhimin në këtë fushatë.

Kenan Gashi falënderoi të parin e Ferizajt, Agim Aliu për gjithë mbështetjen dhe angazhimin në këtë fushatë, duke theksuar se shoqëria civile është gjithmonë e gatshme të kontribuoj në dobi të qytetarëve dhe se angazhimi në fushën e mjedisit duhet të jetë permanent. 
I pari i Ferizajt, Agim Aliu siguroi këtë të fundit se politikat lokale janë të orientuara drejt përmirësimit të shërbimeve dhe kujdesit të shtuar për mjedisin dhe se ky shpërblim është vazhdimësi e punës tashmë një vjeçare të qeverisjes lokale në ruajtje dhe mirëmbajtje të mjediseve publike. Ai falënderoi drejtuesin e “AVONET” për angazhimin e tij dhe shoqërisë civile në përgjithësi në këtë fushatë, duke u shprehur se qeverisja lokale i ka rezervuar një vend të respektuar shoqërisë civile në jetësimin e objektivave qeverisëse në dobi të qytetarëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img