06,05,2024

AVONET dhe INPO kontestojnë procesin e zgjedhjes së kryetarëve të fshatrave në Ferizaj

Must Read

Komuna e Ferizajt ka shpallur zyrtarisht zgjedhjet për përfaqësues të fshatrave dhe zonave urbane të qytetit. Mirëpo, ky proces po kundërshtohet nga subjektet politike dhe nga shoqëria civile me arsyetim se nuk janë bërë përgatitjet e duhura për një proces demokratik dhe transparent.

INPO-ja nëpërmjet një komunikate ka shprehur shqetësim lidhur me tendencën e Komunës së Ferizajt që zgjedhjet e kryetarëve të këshillave lokale t’i organizojë në mënyrë të ngutshme dhe jotransparente. Sipas saj, Komuna e Ferizajt në bazë të njoftimit të datës 31 maj 2019 planifikon që gjatë periudhës 5 qershor 2019 deri më 23 qershor 2019 t’i organizojë zgjedhjet e kryetarëve të këshillave lokale, proces ky që nuk është bërë për më shumë se katër vjet.

“Kryetarët e këshillave lokal që eventualisht do të dalin nga këto zgjedhje nuk do ta përfaqësojnë qytetarin e komunës së Ferizajt, sepse ky proces është jashtë çdo standardi demokratik, të njëjtit do të përfaqësojnë interesat e subjekteve politike, përkatësisht interesat e atyre që insistojnë që ky proces të vazhdoj dhe të përfundoj pa u zbatuar asnjë kriter që këto zgjedhje të jenë kredibile.

Organizata INPO, sikurse në kërkesën e datës 11 Tetor 2018, edhe sot shpreh vullnetin që ta ndihmoj komunën në këtë proces duke filluar nga faza e lajmërimit gjithëpërfshirës deri tek përfundimi i procesit duke zbatuar kriteret esenciale në mënyrë që ky proces të jetë demokratik, sepse ka vullnetin edhe përvojën në këtë fushë. E gjithë kjo bëhet për shkak të rëndësisë që kanë këto zgjedhje dhe të misionit që INPO ka në qeverisjen e mirë dhe rritjes së cilësisë së qeverisjes lokale.

Andaj, INPO i bënë thirrje ekzekutivit të komunës së Ferizajt, ta anuloj këtë proces sepse është jo legjitim si pasojë e mospjesëmarrjes së qytetarëve, të thirren zgjedhje të reja duke bërë lajmërim gjithëpërfshirës dhe të pranoj kontributin e shoqërisë civile në këtë proces, sepse në të kundërtën rezultatet e këtyre zgjedhjeve do të prodhojnë përfaqësues jo legjitim, të cilët më së paku përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve të komunës së Ferizajt” thuhet në komunikatwn lwshuar nga INPO.

“Rrjeti i OJQ-ve AVONET është thellësisht i shqetësuar se si një proces shumë i rëndësishëm për qytetarët e Komunës së Ferizajt është jo demokratikë dhe mungon transparenca në zgjedhjet e kryetarëve të këshillave lokale. Mungesa e njoftimeve dhe mungesa e bashkëpunimit me shoqërine civile dhe mediat tregon se në këtë proces ekzekutivi komunal ka tendenca të thekësuar për të mos treguar rezultatet, siç dihet ky proces është jashtëzakonisht i vonuar dhe i cili ka krijuar situata jo të mira për qytetarët sepse nuk ka përfshirë shumë akter, duke mos i përfshire partite politike, shoqërine civile, mediat dhe pa konsultim paraprak me partitë politike dhe iniciativat qytetare. Përkundër funksionimit dhë rëndësisë së këshillave të bashkësive lokale, tashmë ky proces ka krijuar dyshime për një proces të manipuluar dhe tendencioz me vetë faktin se është nisur me nguti dhe pa i njoftuar akteret dhe qyetarët e vendeve rurale dhe urbane dhe sikur verehet një frikë e ekzekutivit për një dështim dhe nuk ka arritë që të jetë proces, në harmoni me legjislacionin në fuqi. AVONET konsideron se ky proces shumë i rëndësishëm për bashkësitë lokale dhe në përgjithësi për gjithë qytetarët e Komunës së Ferizajt do të krijojë praktikë të keqe dhe shumë dëshpruese dhe poashtu ka ndikuar në humbjen e besimit në këtë proces. AVONET gjatë monitorimit të procesit të zgjedhjeve të kryetarëve të këshillave lokal në fshatrat Mirosalë, Rahovicë dhe Pojat ka vrejtur pjesmarrje e një numëri shumë të vogël të qytetarëve të cilët mundeni të vreni edhe nga fotot e bërë nga monitoruesit, që pjesëmarrja ka qenë nga 5 persona deri 15 persona, poashtu në këtë proces edhe vetë organizatorët kanë qenë të pa pregatitur, mungesë logjistike dhe të tjera. Duke u bazuar në RREGULLORE PËR BASHKËPUNIMIN E KOMUNËS ME FSHATRAT, VENDBANIMET DHE ZONAT URBANE, Neni 6, Procedura për zgjedhjen e Kryetarit të Fshatit, Zonës Urbane duhet të themelojë këshillin nismëtar ku si pas këtij neni parasheh që Këshilli Nismëtar organizon dhe fton tubimin e Fshatit, Zonës-urbane. Në tubim bëhen propozimet e dy ose më shumë kandidatëve për Kryetar të fshatit, përkatësisht zonës-urbane, poashtu Këshilli Nismëtar i propozon tubimit 3 (tre) anëtarë të Komisionit për organizimin e procesit të Votimit, si dhe 5 (pesë) anëtarë të Komisionit për numërimin dhe shpalljen e votave, të cilat miratohen me vota të hapura, ku në këto proces nuk kemi pasur tubim as nuk janë ndjekur këto procedura. AVONET, kërkon nga kryetari i Komunës së Ferizaj Agim Aliu dhe MAPL-ja që të ndërpritet menjëherë këtë proces dhe të ftojë akteret lokal si partitë politike, OJQ-të dhe mediat që të hartojnë një planë që ky proces të jetë sa më i mirë, transparent dhe demokratik” thuhet ne reagimin e Rrjetit tw OJQ-ve AVONET.   

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img