23,01,2026

Austria rikonfirmon mbështetjen për bujqësinë kosovare

Must Read

Ministri Krasniqi, tha se MBPZHR-ja tashmë e ka gati edhe programin e këtij viti, përmes të cilit ai tha se do të gjejnë mbështetje shumë sektorë e nënsektorë të bujqësisë, ku në këtë mënyrë ai theksoi po arrijnë të fuqizojnë edhe më tej sektorin e bujqësisë në vend.

Ai vlerësoi mbështetjen që Austria ka dhënë për Kosovën dhe shtoi se mes dy vendeve bujqësia mund të jetë një fushë ku mund të ketë edhe më shumë bashkëpunim, si në shkëmbimin e shumë përvojave, ashtu edhe në projekte të përbashkëta bujqësore.

Nga ana e tij, ambasadori Gernot Pfandler, vlerësoi punën e ministrisë në drejtim të fuqizimit të sektorit të bujqësisë dhe rikonfirmoi mbështetjen për Kosovën, dhe tha se në fokus do të jetë edhe bujqësia, si sektori kryesor për zhvillimin ekonomik./Lajmi.net/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img