15,11,2024

Atyre që paguhen nga shteti pagat u dalin më herët këtë muaj

Must Read

Pagat për punëtorët që paguhen nga buxheti i shtetit do të dalin më herët këtë muaj, raporton Express.

Në Ministrinë e Financave deklarojnë se kjo po bëhet për të ndihmuar në procesin e përballimit të masave kundër pandemisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini i ka thënë Gazetës Express se pagat do të ekzekutohen më 26 mars.

“Ministria e Financave dhe Transfereve, përkatësisht Thesari ka bere planin e rrjedhës së parasë sipas te cilës kryhen të gjitha obligimet ndaj të gjithë përfituesve para kohës, për të ndihmuar në procesin e përballimi të masave kundër pandemisë. Prandaj ju njoftojmë se sipas planeve aktuale, pagat për sektorin publik (përfituesit që paguhen nga buxheti i shtetit) do të procesohen para kohës, me datën 26 Mars 2020”, thuhet në përgjigjet e Shahinit drejtuar Gazetës Express.

Ndryshe, mbrëmë është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në të gjithë vendin të shkojë në 21. Bëhet fjalë për një person me vendqëndrim në Janjevë të Lipjanit, një burrë i moshës 46-vjeçare, i cili ishte kthyer nga Berlini me aeroplan më 11 mars.

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 21 persona të prekur me virusin COVID-19. Rastet e paraqitura janë nga qytetet si Klina, Malisheva, Podujeva, Vitia që janë izoluar

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img