15,11,2024

ATK paralajmëron ndryshim të formës së rimbursimit të kuponëve fiskal

Must Read

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) tash e një kohë është duke zhvilluar lojë shpërblyese për rimbursimin nga kuponët fiskal.

Që nga fillimi i kësaj kampanje e deri më tani shuma e rimbursuar për qytetarë është mbi 29 milionë euro, ndërsa numri i qytetarëve të cilët janë rimbursuar është 1,531,617.

Zyrtarë të ATK-së kanë thënë se numri i qytetarëve të cilët aplikojnë për këtë kampanjë dallon nga forma paraprake, pasi atëherë kanë mundur të përfitojnë të gjithë qytetarët që kanë grumbulluar kuponë fiskal, ndërsa tash mund të përfitojnë vetëm ata që përzgjedhin me lotari.

Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa në një prononcim për Indeksonline ka paralajmëruar se do të ketë ndryshime edhe nga kampanja e tanishme, në të cilën numri i aplikimeve të qytetarëve arrinderi në 60 mijë.

“Momentalisht ende nuk kemi planifikuar që tëndërrojmë formën e rimbursimit nga kuponët fiskal, sigurisht që do të ketëndryshim, pasi që ATK çdoherë bënë përpjekje që gjejë formën më të përshtatshmepër qytetaret. Ndryshimet bëhet me qëllim të nxitjes së sa më shumë qytetarëvepër të kërkuar kuponë fiskal, të cilat janë të parapara me Udhëzimin Administrativ për organizimin e kësaj kampanje”, ka deklaruar ajo.

Bytyqi-Sefa ka thënë se kjo kampanjë kanë dihmuar shumë në edukimin e qytetarëve, duke i kthyer në “inspektorë” duke kërkuar kupon fiskal.

“Sa i përket formës së vjetër, ajo ka qenë formë unike, e cila ka arritur që në masë të madhe t’i edukoj qytetaret rrethrëndësisë së kuponit fiskal. Forma e kaluar në një mënyrë pati kthyer qytetaret në “inspektorët” pasi që pas çdo blerje ata kanë kërkuar që të pajisen me kupon fiskal. Mirëpo, edhe në bazë të udhëzimit administrativ parashihet që në periudha 1-2 vjet të  ndryshoj forma e rimbursimit”, ka thënë më tej ajo.

Kampanja për rimbursim nga kuponët fiskal taniështë duke u zhvilluar në fazën e tre mujorit të katërt për vitin 2018. Ndërsa,numri i qytetarëve për çdo periudhë aplikimi arrin deri në 60 mijë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img