26,11,2024

Atifete Jahjaga mund të vije në krye të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës?

Must Read
Atifete Jahjaga

Burime të lajmi.net kanë thënë se kandidati më serioz për të parin e inteligjencës është ish-presidentja Atifete Jahjaga.

Sipas këtij burimi, Jahjaga është i vetmi person pothuajse që i plotëson të gjitha kriteret, për shkak të kaluarës së saj në Policinë e Kosovës, që ka pasur pozitën e zëvendësshefit.

“Jahjaga në të gjitha rrethanat është favorit, sepse është njeri i besueshëm i Amerikës dhe po ashtu ka pasur përvojën në Policinë e Kosovës në hierarki të lartë”, ka thënë një zyrtar i shtetit për lajmi.net.

Jahjaga kishte marrë pozitën e presidentes përmes një votimi në Kuvend nga pozita e zëvendësdrejtoreshës së  përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Ardhja e Jahjagës në pozitën e të parit të shtetit kishte ardhur pas një ngërçi në politikë, pasi Behgjet Pacolli ishte detyruar të dorëhiqej nga posti i presidentit, duke u konstatuar se ishte bërë shkelje procedurale nga Kubvendi gjatë votimit.

Në vitin 2015, kur kishte dhënë dorëheqje Bashkim Smakaj, në media ishte raportuar se këtë ia kishte kërkuar presidentja e atëhershme Atifete Jahjaga, me arsyen se nuk e kishte kryer punën.

Jahjaga ia kishte dhënë dy mundësi Smakajt: Dorëheqjen ose shkarkimin.

Por, Jahjaga që dikur shkarkonte zyrtarë të lartë në hierarkin e shtetin, mund të rikthehet në pozitën e të parës së AKI-së.

As Agron Selimaj nuk e përfundoi mandatin, duke dhënë dorëheqje. Selimaj kishte falënderuar ish presidentët e Kosovës, por edhe presidentin e tanishëm, Hashim Thaçin, për bashkëpunimin.

AKI-në e kishin përcjell shumë probleme, e sidomos në mandatin e Bashkim Smakajt.

Mediat kishin shkruar se në kohën e Smakajt AKI-ja u përfshi në skandale nga punësimet e ‘dostave’ te tenderët, nga shmangia e kontrollit parlamentar e deri tendenca për të kidnapuar njerëz, nga zyrtarë kontrolli të arrestuar për diploma false e deri te vrasja e agjentëve fushorë në Siri./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img