27,11,2024

Atentat në Gjermani, shqiptari qëllohet me plumb në kokë para syve të vajzës (Foto/Video)

Must Read

Gjendja e tij është kritike, raportojnë mediat lokale.

46-vjeçari është qëlluar nga dy persona me motor, të cilët pas atentatit janë larguar me shpejtësi dhe ende janë në arrati. Deri në mbrëmjen e sotme, nuk ka pasur arrestime.

Sipas raportimeve, përcjell Syri.net, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 11 të paradites dhe i plagosuri ishte me vajzën e tij në momentin kur është qëlluar. Sipas dëshmitarëve, janë dëgjuar pesë të shtëna.

Një plumb ka marrë 46-vjeçarin në kokë, dhe një tjetër në pjesën e sipërme të trupit. Ndërsa vajza e tij, që është në moshë madhore, ka mbetur e palënduar, por po vuan një gjendje shoku.

Kush është shqiptari i plagosur?

Policia ka të dhëna se sulmi ka motiv hakmarrjen. 46-vjeçari ka punuar si bodigard në një diskotekë në Shqipëri dhe gjatë punës së tij ka qëlluar për vdekje një person. Për këtë, ai kaloi një vit në burg.

Pas dënimit, 46-vjeçari u largua për në Gjermani dhe u vendos në qytetin e Visselhövede, raporton media gjermane “Kreiszeitung”.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img