28,04,2024

Asfaltohet rruga “Muharrem Shemsedini” në Ferizaj

Must Read

Finisherët e kompanisë “Eskavtori” edhe këtë të shtunë nuk janë ndalur duke bërë asfaltimin e rrugës “Muharrem Shemsedini” në Ferizaj.

Nga afër punimet në këtë asfaltim të rrugës, i përcolli edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, së bashku me kryesuesin Faruk Gurin, dhe kandidatët për deputete të Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Numri një i qeverisë lokale të Ferizajt, Muharrem Svarqa, me këtë rast u shpreh, se rëndësia e kësaj rrugë është mjaft e madhe, sepse sipas tij lidh rrugët tjera të qytetit të Ferizajt.

“Jemi në rrugën “Muharrem Shemsedini” e cila sot po asfaltohet pas realizimit të investimeve nëntokësore, ujësjellësit dhe kanalizimit. Ne po e përmbyllim këtë investim duke asfaltuar sot këtë rrugë të rëndësishme, e cila është afër 250 metra e gjatë, me një gjerësi sipas gjendjes në rrugë që ka qenë diku 3 metra e gjysmë dhe me investime që kushtojnë rreth 30 mijë euro. është një rrugë e rëndësishme që lidhet edhe me rrugën e Pleshinës dhe është e dobishme për qarkullim për të gjithë banorët e kësaj ane, edhe për nxënësit por edhe për banorët e tjerë”.”, është shprehur kryetari Svarqa.

Edhe banorët e kësaj lagje janë shprehur tejet mirënjohës me rregullimin dhe asfaltimin e kësaj rrugë. Ata u shprehen tejet mirënjohës ndaj kryetarit Svarqa, që bëri të mundur rregullimin e kanalizimin fekal dhe asfaltimin e rrugës së tyre.

U bë e ditur se në rrugën “Muharrem Shemsedini” në Ferizaj, është rregulluar kanalizim fekal në tërë gjatësinë e rrugës, rrjeti i ujësjellësit si dhe asfaltimi i rrugës. Kjo rrugë ka një gjatësi prej mbi 250 metra, kurse Komunës së Ferizajt i ka kushtuar mbi 21 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img