06,05,2024

Asfaltohet rruga 3 kilometërshe në Manastirc si dhe nis rregullimi i rrugës në Rakaj

Must Read

Përfundimi i infrastrukturës rrugore duke i ofruar qytetarëve standard të qarkullimit rrugor e lehtësim të komunikimit mes vendbanimeve është mision i qeverisjes lokale të kryetarit Aliu. Dy projekte tejet të rëndësishme infrastrukturore po ndodhin tashmë në Ferizaj, punimet e së cilës i ndoqi vet i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqi. Sot, u asfaltua rruga kryesore 3 kilometërshe në Manastirc dhe nisën punimet për rregullimin e rrugës kryesore afro 1 kilometërshe në Rakaj.

Vuajtjet shumëvjeçare të banorëve të këtyre fshatrave nga pluhuri, rreziqet e qarkullimi i vështirësuar rrugor, shumë shpejt do të marrin fund. Këtë e tha edhe drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi i cili dha detjet teknike të këtyre projekteve.

“Drejtoria e Infrastrukturës duke i shfrytëzuar kushtet e mira atmosferike që i kemi momentalisht ka shtrirë projektet në territorin e Ferizajt. Sot jemi në fshatin Manastirc ku po asfaltojmë rrugën kryesore të fshatit, një projekt shumë i rëndësishëm, kjo rrugë ka qenë në kushte të mjerueshme dhe ne kemi shfrytëzuar kushtet e mira atmosferike që ta përfundojmë këtë projekt për banorët e fshatit Manastirc. Bëhet fjalë për një gjatësi të rrugës rreth 3 kilometra me gjerësi 5 metra dhe në hapësirat ku është e mundur do të rregullohet edhe trotuari. Ky projekt po zhvillohet në kuadër të projektit të unazës së jashtme. Gjithashtu ne sot ishim edhe në fshatin Rakaj në kuadër të këtij projekti sot filluam rrugën krysore të fshatit në ditët në vijim do të vazhdojmë me atë projekt dhe rrugicat e fshatit Rakaj dhe si tërësi do të përmbyllet edhe në këtë fshat” tha drejtori Bytyqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img