05,05,2024

Asfaltohen rrugët në gjatësi afro 5 kilometra në Pojatë

Must Read

Zhvillimi i infrastrukturës rrugore në zonën rurale po ndodh vazhdueshëm gjatë qeverisjes Aliu. E pikërisht i pari i Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me drejtorin e Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu dhe drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqi ishin sot në inspektimin e punimeve për asfaltimin e rrugëve me gjatësi afro 5 kilometra në fshatin Pojatë.

Rregullimi infrastrukturor në këtë anë, sjell zhvillimin e gjithë zonës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për banorët. Kështu, drejtori Bytyqi tha se tashmë po kompletohet infrastrukturora rrugore e munguar në fshatin Pojatë.

“Gjatë këtij viti jemi në fazën përfundimtare të këtij projekti ku janë duke u asfaltuar rrugët e fundit që janë në kuadër të këtij projekti, një projekt shumë i rëndësishëm për banorët e fshatit Pojatë, pasi që ka qenë ndër fshatrat që i ka munguar infrastruktura rrugore. Bëhet fjalë për një projekt në vlerë rreth 300 mijë euro dhe asfaltim të rrugëve me gjerësi të ndryshme, varësisht si ka mundësuar terreni me gjatësi rreth 5 kilometër” tha drejtori Bytyqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img