11,09,2025

Asfaltohen dy rrugë në zonën e lagjes së re të qytetit

Must Read

Kanë vazhduar sot punimet në asfaltimin e dy rrugëve që shtrihen në lagjen e re të qytetit. Banorët e kësaj lagjeje e kanë vlerësuar këtë projekt i cili krahas zgjidhjes së problemit të rrugës kanë përfituar edhe ndërrimin e gypave të ujësjellësit. Sabit Provoliu, banor i kësaj lagjeje e kanë vlerësuar përkushtimin e institucioneve për t’i përkrahur projektet që prekin interesin e tyre.

Në anën tjetër i pari i drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyçi ka thënë se asfaltimi i rrugëve “Lidhja e Prizrenit” dhe “Arsim Zeqiri” hyn në kuadër të një projekti të përbashkët të komunës me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Madje ka potencuar faktin se banorët me këtë rast kanë përfituar edhe ndërrimin e gypave të ujit me përbërje nga azbesti.

Komuna e Ferizajt po e shfrytëzon kohën e mirë edhe për realizimin e projekteve tjera. Drejtori Bytyçi ka përmendur fillimin e punimeve për ngritjen e fabrikës së ujit , ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e dezinformatave nga individ që po i shfrytëzojnë rrjetet sociale për të bërë propagandë, ngase ky projekt ka nis si kërkesë e qytetarëve të këtij lokacioni.

Me asfaltimin e këtyre dy rrugëve ka përfunduar ky projekt në këtë zonë. Krahas asfaltimit dhe vendosjes së gypave të ujësjellësit, në këtë projekt është realizuar edhe rregullimi i trotuareve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img