07,05,2024

Asfaltimi i rrugëve me gjatësi 9 kilometra në fshatin Slivovë, drejt përfundimit

Must Read

Realizimi i investimeve të ndryshme kapitale, kryesisht të fushës së infrastrukturës rrugore, po ndodh çdo ditë në territorin e Ferizajt.

Një tjetër projekt me rëndësi vitale për banorët e zonës është edhe projekti i asfaltimit të rrugëve në fshatin Slivovë.

Sot, nisi asfaltimi i njërës nga 3 rrugët e këtij fshati, kërkesë e kamotshme e banorëve për shkak të gjendjes së vështirë në të cilën ishte deri më tani kjo rrugë. Për të inspektuar punimet që po kryente operatori ekonomik në këtë projekt, doli drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.

Ai tha se me një dinamikë të jashtëzakonshme po zhvillohen një varg projektesh infrastrukturore në gjithë territorin e Ferizajt, si rrjedhojë edhe ky projekt për të cilin kishte dal në inspektim.

Duke paralajmëruar përmbylljen e këtij cikli investimesh në fshatrat Slivovë dhe Koshare, ai theksoi se përmes këtij projekti prej afro 400,000 eurosh do të asfaltohen gjithsej 9 kilometra rrugë në këtë zonë.

“Në kuadër të përmbylljes së projekteve në përgjithësi, Drejtoria e Infrastrukturës është duke punuar në gjithë territorin e Ferizajt në kuadër të përmbylljes së projekteve që i kemi filluar dhe që kanë filluar edhe më herët. Sot ndodhemi në fshatin Slivovë, ku po përfundojmë një projekt të rëndësishëm për banorët e kësaj zone, pasi që ka qenë kjo rrugë në gjendje jo të mirë, jo vetëm kjo rrugë por të gjitha rrugët tjera që janë në kuadër të këtij projekti për asfaltim. Ne sot po fillojmë me këtë rrugë dhe do të vazhdojmë edhe me dy rrugë të tjera të fshatit Slivovë, bëhet fjalë për një projekt me vlerë rreth 400,000 euro, ka të bëj me rrugicat në fshatin Slivovë dhe Koshare. Ne gjatë vitit të kaluar kemi përmbyllur një pjesë të rrugicave në fshatin Koshare, ndërsa gjatë këtij viti do të përmbyllet pjesa tjetër e projektit që ka të bëj me rrugicat e fshatit Slivovë, bëhet fjalë për 24 rrugica që kanë qenë në kuadër të këtij projekti. Ne në ditët në vijim do të përfundojmë tri rrugicat e fshatit Slivovë, ndërsa në javët në vijim do të përfundojmë edhe pjesën tjetër të rrugicave që mbesin dy ose tri rrugica të papërfunduara në kuadër të këtij projekti dhe si të tillë do të përmbyllet tërësisht projekti në përgjithësi dhe qytetarët e këtyre lokaliteteve do të kenë mundësi t’i gëzojnë këto projekte. Në përgjithësi bëhet fjalë për një projekt me gjatësi rreth 9 kilometra” tha Arbër Bytyqi, drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img