27,07,2024

Arrestohet serbi i dyshuar për krime lufte në Nerodime të Ferizajt

Must Read

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një serb, të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile, në Kosovë në vitin 1999.

Një ditë pas, Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se i dyshuari Z.K. është ndalur për 48 orë në mbajtje.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se sot në orët e pasdites me urdhër të prokurorit të kësaj prokurorie është lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë për një person të dyshuar, të nacionalitetit serb me inicialet Z.K.”, ka njoftuar Prokurori Speciale.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari Z.K, dyshohet se ka kryer veprat penale të krimeve të luftës në Kosovë, konkretisht në fshatin Nerodime e Epërme, Komuna e Ferizajt, gjatë vitit 1999.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img