15,07,2025

Arrestohet i dyshuari për vjedhje

Must Read

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Shtime në bashkëpunim me hetuesit e Stacionit policor Jugu në Prishtinë, kanë arrestuar sot në Prishtinë një person të dyshuar në lidhje me rastin e vjedhjes së rëndë, të ndodhur më 13.05.2019 në Shtime.
I dyshuari (m/sh/k 17 vjeç), në bashkëpunim me dy persona të tjerë, kanë hyrë me forcë në një mishtore në Shtime dhe nga aty kanë vjedhur 700 euro.
Gjatë intervistimit, në prani të mbrojtësit ligjor dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, i dyshuari i lartshënuar e ka pranuar në tërësi veprën e kryer.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 24 orëve dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Ferizaj.
Hetimet janë duke vazhduar në drejtim të kërkimit dhe arrestimit edhe të dy të dyshuarve tjerë të këtij grupi .

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Uji në fokus – drejtori i KRU Bifurkacioni zbulon sfidat dhe projektet për të ardhmen

Ferizaj, 15 Korrik 2025 – Kompania Rajonale e Ujësjellësit dhe Kanalizimit “Bifurkacioni” e cila menaxhon qytetin e Ferizajt, Kaçanikut...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img