17,06,2025

Arrestohet i dyshuari për vjedhje në fshatin Komogllavë të Ferizajt

Must Read

Hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, kanë arritur që të identifikojnë  personin H.H. njërin nga tre të dyshuarit për kryerjen e veprës  penale  të vjedhjes së rëndë .

I dyshuari, H.H. (m/sh/k  44 vjeç) në bashkëpunim me dy persona të tjerë, më datën 04.11.2019, rreth orës 03:00 minuta, në  fshatin Komogllavë,të maskuar kanë hy me forcë në lokalet e një  firme  dhe  kanë vjedhur 1.130 euro para të metalta, artikuj ushqimorë në vlerë 250 euro si dhe aparatin për numërimin e parave dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Gjatë kontrollit të kryer në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale :

-një aparat për numërim të parave

-gjërat ushqimore të vjedhura në këtë firmë

-një maskë

Pas intervistimit  ,  prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img