02,05,2024

Arrestohet i dyshuari për dy raste grabitje me armë dhe një rast tentim grabitje

Must Read

03.01.2020,Ferizaj

Hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve- Ferizaj ,kanë arritur që të identifikojnë  personin  E.M.si i dyshuar për dy raste të grabitjeve me armë dhe rasti i tretë i mbetur në tentativë.  

I dyshuari, E.M. (m/sh/k  19 vjeç) në rastin e parë më datën 18.12.2019, rreth orës 01:30 minuta,në pompën e benzinës, e cila gjendet në dalje të Ferizajt në drejtim për Shtime, i maskuar dhe i armatosur me armë të shkurtë-pistoletë, ka hy në lokalet e punës dhe nga punëtori  nën kërcënimin e armës ka grabitur 1.505 euro  dhe është larguar  në drejtim të panjohur.  

Po në të njëjtin lokacion, më datë 25.12.2019 rreth orës 02:15 i dyshuari ka përsëritur veprën e njëjtë duke grabitur nga punëtori 350 euro, ndërsa rasti i tretë me datë 31.12.2019 ka mbetur në tentativë.

Lidhur me këto raste, hetuesit policorë kanë siguruar prova të mjaftueshme  materiale të cilat i bashkëngjiten lëndës.

Pas intervistimit  ,  prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img