28,04,2024

Arrestohet grupi prej pesë personave të dyshuar për vjedhje

Must Read

09.11.2019,Ferizaj

Pas hetimeve intensive, hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve Ferizaj, kanë arritur që të identifikojnë pesë persona të dyshuar për kryerjen e  veprës penale  të  “Vjedhjes së rëndë”, rast ky i  ndodhur me datë 03.11.2019  në fshatin Sazli , KK Ferizaj.

Hetuesit policor gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me kryerjen e kësaj vepre penale.  

Të dyshuarit, A.XH. (m/sh/k 19 vjeç),  A.M. (m/sh/k  16 vjeç), I.M. (m/sh/k 30 vjeç ) , A.TH. (m/sh/k 24 vjeç) dhe A.TH. (f/sh/k/ 30 vjeçare,  më datën 03.11.2019,në bashkëveprim, me forcë kanë depërtuar në  shtëpinë e viktimës A.M. nga ku kanë vjedhur 36.000 euro dhe stoli ari në vlerë 8.000 euro.

Gjatë hetimeve është gjetur një sasi e të hollave të vjedhura,të cilat i kishin ndarë mes veti, si dhe të dyshuarit kanë pranuar se stolitë e arit i kanë shitur.  

Gjatë intervistimit  dhe  në prani të avokatëve mbrojtës, të  dyshuarit kanë pranuar në tërësi veprën e kryer.

Ndaj katër të dyshuarve, në konsultim me prokurorin e shtetit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë,ndërsa ndaj të dyshuarit të mitur 24 orë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj fiton Kupën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave

Ferizaj është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, pasi mposhti në finale Istogun me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img