15,12,2025

Arrestohet ferizajasi për vjedhje të pyllit

Must Read

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Jezerc të Ferizajt është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të pyllit.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është arrestuar nga njësiti policor pasi ishte hasur duke transportuar dru me traktor të cilat i kishte prerë në mënyrë ilegale në pronë publike.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë kurse traktori me rimorkio së bashku me sasinë e druve janë konfiskuar për procedura të mëtejme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img