10,09,2025

Arrestohet edhe i dyshuari tjetër për rastin e plagosjes së djeshme

Must Read

Lidhur me rastin e djeshëm, “Vrasje në tentativë”,   i ndodhur në rrugën “12 Qershori”  në Ferizaj, policia ka arrestuar sot edhe të dyshuarin e dytë, (T. Z.  28 vj.),  të përfshirë në përleshjen e sipër përmendur dhe i cili ishte në kërkim nga policia.

Gjatë intervistimit, i dyshuari (T.Z.), ndryshe i vëllai i N. Z. (të arrestuar mbrëmë nga policia), e ka pranuar se kishte shtënë me revole në drejtim të viktimës, (F.B.),  duke e plagosur në pjesën e abdomenit.

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, e kanë sekuestruar një pistoletë të kalibrit 7.65 mm me 6 (gjashtë fishekë), me të cilën dyshohet të jetë kryer vepra e inkriminuar.

Ndaj të dyshuarit, policia ka bërë kallxim penal  për dy vepra: “Vrasje në tentativë”  dhe “Armëmbajtje pa leje” , thuhet në komunikatën lëshuar nga policia e Ferizajt.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është shqiptuar masa e mbajtjes për 48 orë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img