07,09,2025

Arrestohet 25 vjeçari, kapet me substanca narkotike

Must Read

Policia Rajonale e Ferizajt, sot rreth orës 03:20 të mëngjesit, ka pranuar një informacion se në rrugën “Brahim Ademi”, tek “Parku i Lirisë” në Ferizaj është një person i dyshimtë dhe se kishte zhurmë në atë pjesë.


Policia i ka marr masat e nevojshme dhe menjëherë ka dalë tek ” Parku i Lirisë”, ku ka hasur në personin me inicialet L.M ( M/K) i moshës 25 vjeçar, i cili ishte duke përdorur substancë narkotike të llojit marihuanë.

Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të tij, i janë gjetur tri (3) cigare të mbështjellura me marihuanë, një qese e mbështjellur me marihuanë, një peshore digjitale për matjen e narkotikëve dhe një mulli i vogël për bluarje.


I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj  dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj , i njëjti është liruar për procedurë të rregullt, për hetim nga Njësia e Hetimeve,  ndërsa rasti është cilësuar ‘’Posedim i paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge’’ .

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona për vjedhje në Ferizaj

Me datën 05.09.2025 rreth orës 11:00, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar informata për dy raste të vjedhjeve,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img