06,05,2024

Arrestohen tetë shtetas të Çekisë, planifikuan ngritjen e dronit mbi stadium me mbishkrim “Kosova është Serbi”

Must Read

Janë arrestuar tetë shtetas të Çekisë me dyshimin se nesër në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Çekisë në “Fadil Vokrri” do të shpalosnin me dron flamurin “Kosova është Serbi”.

Këtë e ka konfirmuar major, Mehmetali Hajdini.

Ai thotë se aktualisht të dyshuarit janë duke u intervistuar, derisa konfirmon se janë kapur me dy flamuj serbë, një baner, një dron, një kamerë, e dy radiolidhje.

“Janë shoqëruar në DRP Ferizaj, ku momentalisht janë duke u intervistuar. U janë gjetur dy flamuj serbë dhe një baner me mbishkrimin antikosovar. Një dron, një kamerë dhe dy radiolidhje”, ka thënë Hajdini.

Kujtojmë se Kosova e pret nesër Çekinë në Fadil Vokrri nga ora 15:00 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img